PËRGATITJA E OPERACIONIT Në periudhën shtator-tetor 1944, Komanda e përgjithshme e UNÇSH përpunoi planin operativo-strategjik për çlirimin e Tiranës. U dërguan urdhra për zhvendosjen e divizioneve, brigadave dhe njësive të tjera territoriale drejt Tiranës.
Objektivat:
- Çlirimi me çdo kusht i Tiranës dhe qyteteve të tjera rreth saj (Elbasan, Peqin, Rrogozhinë, Kavajë, Durrës, Shijak, Krujë;
- Asgjësim ose kapje rob të forcave armike (gjermanë, kolaboracionistë) të përqendruara në trekëndëshin Elbasan-Durrës-Krujë;
- Dëmtim të forcave gjermane pa i lënë që të tërhiqen;
- Prishjen e planeve anglo-amerikane për ndonjë zbarkim të mundshëm në Durrës.
Korparmata 1:
- Divizioni 1 Sulmues,
- Divizioni 4
- Brigada 1 Sulmuese
- Brigada 2, 20 – drejtim rruga Elbasan-Librazhd
- Brigada 4 Sulmuese
- Brigada 5 Sulmuese
- Brigada 6 Sulmuese
- Brigada 8, 10 – drejtim Pezë
- Brigada 11, 12 – drejtim Peqin Kavajë
- Brigada 23
Fonti i brendshëm - dy brigada dhe më pas tre, me detyrë për të goditur Tiranën.
Fonti i jashtëm – 8 brigada me detyrë dëmtim sa më shumë armikut dhe garnizonet gjatë rrugëve të komunikacionit, çlirimin e qyteteve të zonës.
Taktika e përdorur – luftë ballore me ndërthurje të taktikës guerrilase.