Faza e parë (Përgatitore 10 shtator - 28 tetor 1944)

 
 
brigada1S
Brigada 1 sulmuese në marshim


 

Objektivat

  • Asgjësimi e shkallëshkallshëm të armikut, fillimisht në rre­thinat e Tiranës
  • krijimin e kushteve të përshtatahme për lidhje e bashkëveprim më të ngushtë ndërmjet forcave partizane me organizatën e Partisë, me njësitet guerile, me popullin dhe me këshillat nacionalçlirimtare të të gjitha shkallëve të kryeqytetit, etj.
  • Ajrimi dhe futja në operacion e forcave të reja, duke i rritur ato shkallë-shkallë

Masat e marra

  • rigrupimin e forcave,
  • masat për përsosjen e mëtejshme të ndërtimit organizativ,
  • goditjet e pandërprera kundër autokolonave gjermane që lëviznin në rrugët e komunikacionit dhe sulmet me forca të pakta brenda në Tiranë,
  • asgjësimin e forcave reaksionare të legalitetit në rrethinat e Tiranës e të Krujës,
  • afrimin dhe futjen në operacion të njësive të tjera të UNÇSH-së,
  • organizimin e një informacioni të pandërprerë.

 

10-20_shtator_thumb
Vendndodhja e njësive të UNÇSH në shtator, 1944

 

Manovrat - zhvendosja e Korparmatës 1 dhe afrimi i disa njësive të tjera të UNÇSH-së nga Shqipëria e Jugut

  • Divizioni I Sulmues lëvizi, nga rrethinat e Dibrës e të Matit në ato të Krujës, të Tiranës dhe të Elbasa­nit;
  • Divizioni II Sulmues lëvizi nga rrethinat e Tiranës dhe të Elbasanit, në zonat veriore të Shqipërisë,
  • Divizioni IV në këtë kohë kaloi në varësi të Korparmatës I, në fund të muajit shtator lëvizi:
  • Brigadën XV nga rrethinat e Pogradecit në ato të Elbasanit,
  • Brigadën XVII nga rrethinat e Elbasanit në ato të Peshkopisë
  • Brigadën XVIII nga Mati në Bicaj, etj.

Kohëzgjatja e rigrupimit - 1 muaj

Numri i njësive - 9 brigada, disa batalione, u krijuan dy brigada të tjera.

Sipërfaqja e lëvizjes - 6400 km2 pa ndërprerje të luftimeve.

Zhvendosjet:
Brigada I (3 ditë marshim) nga mati në rrethinat e Tiranës. Batalioni “Antonio Gramshi” (me partizanë italianë) fillimisht në rajonin e Qafë­ - Kërrabës e më pas në rrugën Tiranë-Vorë

 

marsh_br_1_thumb
Marshimi i Brigadës 1 sulmuese drejtim Mat – Krujë dhe luftimet e zhvilluara në atë sektor

 

 

Br1_kruje_tirane_thumb
Marshimi i Brigadës 1 sulmuese drejtim Krujë - Tiranë

 

Brigada 4 (8 ditë marshim) nga rrethinat e Dibrës u përqendrua në rrethinat e Elbasanit, ku veproi disa ditë dhe në fund të muajit u vendos me katër batalione në jug e jugperëndim të Tiranës, ndërsa me një batalion në rajonin e Qafë-Kërrabës.

 

brigada4S_marshim
Brigada 4 sulmuese në marshim

 

br4s_diber_elbasan_thumb
Marshimi i Brigadës 4 sulmuese drejtim Dibër – Elbasan

 

br4s_elbasan_tirane_thumb
Marshimi i Brigadës 4 sulmuese drejtim Elbasan - Tiranë

 

Detyrat luftarake :

Brigada I

  • Katër batalione do të vepronin në sektorin prej Autorepartit deri te lartësia 276 (Instituti i Kamzës);
  • batalioni «Antonio Gramshi» do të godiste autokolonat gjermane në rajonin e Qafë-Kërrabës në rrugën Elbasan­-Tiranë;
  • një batalion do të qëndronte rezervë në rajonin e Valiasit;

Brigada IV Sulmuese

  • tri batalione do të vepronin në sektorin prej kodrave të Saukut deri në
  • kazermat «Shkumbini»;
  • një batalion do të vepronte në rajonin e Qafë-Kërrabës,
    një tjetër në rrugën Pe­qin-Kavajë;

 

sektor_veprimi_thumb

Sektorët e veprimit të njësive të Divizionit 1 sulmues

 

Brigada XXIII Sulmuese
do të vepronte në rrugën Vorë-Laç, duke goditur autokolonat gjermane,
forcat reaksionare të Legalitetit në rrethinat e Krujës dhe ato gjermane brenda në Krujë,
si dhe të merrte masa për forcimin dhe ngritjen e pushtetit të këshillave nacionalçlirimtare.

Bri­gada XV
do të vepronte në rrethinat e Elbasanit, me detyrë të godiste garnizonin armik brenda në qytet dhe forcat e tij që lëviznin në rrugën Librazhd-Elbasan, si dhe të merrte masa për forcimin e pushtetit të këshillave nacionalçlirimtare.

Për ta pasuruar më tej këtë për­vojë, batalioneve iu vu detyrë të kryenin një varg sulmesh në brendësi të qytetit. Sulmet u kryen në mënyrë intensive gjatë gjithë fazës përgatitore, me forca të pakta, nga shumë drejtime, në kohë të ndryshme e kryesisht natën. Përveç përvetësimit më të mirë të metodave të luftimit në qytet, këto sulme ndihmuan edhe për njohjen e terrenit e të armikut. Shtabi i Divizionit udhëzonte: "Çdo bri­gadë duhet të fitojë veprimin organizativ ushtarak sa më parë për kriji­min e togave:

  • togat krijohen të paktën me dy skuadra komplet dhe ku ka mundësi me tri skuadra;
  • çdo kompani duhet të ketë të paktën dy toga dhe mundësisht tri toga."

Gjithashtu u krijuan seksionet operative në brigada, skuadrat e disiplinës, të zbulimit dhe ato të informacionit në batalione, elemente këto që përsosën më tej ndërtimin organizativ. U përsos më tej edhe rrjeti i informaclonit të Korparmatës, nëpërmjet veprim­tarisë së njësiteve guerile. Luftëtarët informatorë u futën edhe në dikasteret e ndryshme të armikut, si në xhandarmëri etj. Këtij që­llimi i shërbeu edhe urdhri i Komandantit të Përgjithshëm dërguar Komitetit Qarkor të Partisë për të futur në Tiranë radion per trans­metimin e të dhënave. Prej Komitetit Qarkor të Partisë për Tiranën brenda 8 ditëve u grumbulluan dhe u transmetuan me radio 91 njof­time për armikun. Këto masa bënë të mundur që në shtabin e Korparma­tës I të grumbulloheshin shumë të dhëna dhe të njihej mirë gjendja e armikut.

 

Rezultatet e fazës përgatitore:

Autokolonat gjermane u goditën në:

  • Qafë - Kërrabë
  • Ibë
  • Ura e Erzenit
  • Rrogozhinë
  • Shijak
  • Vorë
  • Ura e Zezë (Fushë - Krujë) etj.

çdo natë forca të pakta nga të dyja bri­gadat e sulmonin armikun në pikëmbështetje të ndryshme brenda në Ti­ranë dhe pas veprimit, që nuk zgjaste shumë kohë, tërhiqeshin.

 

sulmet_faza1_thumb
Sulmet kryesore ndaj autokolonave gjermane gjatë fazës së parë të operacionit

 

Qeveria kolaboracioniste bashkë me regjencën ndërprenë veprimtarinë dhe u larguan për në Shkodër.

Një detyrë tjetër me rëndësi shumë të madhe politiko-ushtarake gja­të kësaj faze të operacionit ishte edhe asgjësimi i forcave të Legalitetit, të përqendruara në Prezë. dy batalione të Brigadës I dhe një tjetër i Brigadës XXIII të veprojnë në sektorin e Prezës dhe të Ishmit nga lindja në drejtim të perëndimit dhe dy batalione të Brigadës IV të veprojnë në zonën e Shijakut, nga jugu në drejtim të veriut

14-15 tetor : Forca të të dyja brigadave (fillimisht vetëm for­cat e Brigadës IV) zhvilluan veprime luftarake për asgjësimin e forcave të Legalitetit në Prezë Në mbrëmjen e 15 tetorit forcat e Legalitetit u tërhoqën drejt zonës së Ishmit dhe kalaja e Prezës ra në duart e forcave par­tizane.

(harta e luftimeve në Prezë do të vihet së shpejti – A.K.)