Faza e dytë (29 tetor–10 nëntor)

 
 
partizane
Grup partizanësh pas çlirimit të Tiranës
 

Shtabi i Divizionit, në zbatim të detyrës së marrë nga shtabi i Korparma tës, më 28 tetor të vitit 1944 dha urdhrin e operacionit, në idenë e të ci lit parashikohej: kalimi në mësymje të njëkohshme në frontin e brend shëm me forcat e dy brigadave, në të gjithë perimetrin e kryeqytetit, duke përparuar drejt qendrës. Goditja kryesore të jepej me Brigadën 1 në sektorin e Tiranës së Vjetër, rendimi operativ të bëhej në një vijë me re zervë një batalion. Ndërsa me forcat e një brigade të goditej e të dëmtohej armiku në frontin e jashtëm.

Detyrat

Brigada 1 do të mësynte në frontin Shkolla e Dakës (Instituti i Lartë Bujqësor) - lartësia 276, me detyrë të asgjësonte armikun në pikëmbështetjet e tij në:

  • Laprakë,
  • Burgu i Ri (Arkivi Qendror i Shtetit),
  • Kazermat e Xhenios (Shkolla e Lartë e Bashkuar e Oficerëve «Enver Hoxha»),
  • Varri i Bamit (Blloku nr. 29. i Lagjes nr. 10),
  • Kodrat e Fuat Beut (Qyteti Studenti),

të çlironte Tiranën e Vjetër e të futej thellë në kryeqytet. Një ba talion do ta mbante në rezervë, ndërsa Batalioni "Antonio Gramshi" do të godiste autokolonat armike në rrugën Tiranë – Vorë.

Brigada IV do të mësynte në frontin Pallati Mbretëror-kazermat “Shkumbini”, me detyrë të asgjësonte pikëmbështetjet e armikut në:

  • Pa llatin Mbretëror (pallati i brigadave),
  • kishën e Shënprokopit, (kodrat e liqenit artificial)
  • kazermat “Shkumbini”,
  • Tiranën e Re

dhe të përparonte në thellësi. Në pamundësi përparimi, të bënte trysni e të angazhonte armikun në këtë drejtim, duke lehtësuar mësymjen e Brigadës I. Me një batalion do të vepronte në zonën e Shijakut, kurse me një tjetër në zonën e Qafë - Kërrabës.

 

Faza2_plani_thumb
Planifikimi i sulmit në fazën e dytë. Tetor, 1944
 
 
Brigada XXIII të godisteautokolonat e armikut në:
  • rrugën Vorë-Laç
  • të asgjësonte mbeturinat e Legalitetit në zonat e Krujës,
  • të çlironte Krujën.

Artileria e Divizionit me pozicion zjarri në Farkë mori detyrë të bënte zjarr mbi pikëmbështetjet e armikut në rrethinat e qytetit.

Vendqëndrimi i shtabit të divizionit - Bathore.
Vend mjekimi - Shëngjergj.
Vend furnizimi me municion - Brigada 1 > Bizë; Bri gadat IV e XXIII > Pezë.
Furnizimi me ushqim do të bëhej nga populli nëpërmjet intendencave.
Koha e mësymjes - 29 tetor të vitit 1944, në orën 18.0

 

Faza2_prapavija_thumb
Artileria, pika e furnizimit me municion, shtabi i Divizionit 1 sulmues dhe spitali partizan


Sulmi

Në mbrëmjen e 29 tetorit të vitit 1944, forcat e Brigadës I e asaj IV kaluan në mësymje të njëkohshme, pa përgatitje me artileri. Ndryshe nga faza përgatitore, kur sulmet ndërmerreshin pas orës 20, me forca të pakta dhe me drejtime të kufizuara, kalimi në mësymje në orën 18, me forca të shumta dhe në të gjithë perimetrin e kryeqytetit, ishte krejt i papritur për armikun dhe siguroi befasinë e mësymjes.

 

mitraloz
Partizan në pozicion luftimi (dallohet uniforma e oficerit të ushtrisë Shqiptare)


Rezultatet (nata e parë)

Fronti i brendshëm Brigada 1 kapi pikëmbështetjet:

  • Kazermat e Xhenios,
  • Varri i Bamit,
  • Spitalet,
  • Medreseja, etj.

Ato, pas një nate sulmesh të pandërprera, dolën në vijën: Fuat Beu - ura e Lanës - Postë - Telegraf - Telefon - Komandatura (ndërtesa në jugperëndim të Poliklinikës Qendrorë) - përgjatë rrugës “Mbretërore” (Rruga e Barrika dave). Në sektorin e mësymjes të Brigadës 1 qëndresë më të fortë hasën forcat e Batalionit të 3-të, të cilat vepruan në pikëmbështetjen e armikut në Kazermat e Xhenios, ku ai kishte shumë forca e mjete dhe ishte më i fortifikuar.

 
Sulmet e kryera gjatë periudhës Tetor – Nëntor, 1944 nga forcat e batalionit 1 të Brigadës 1S
 
 
29_nentor_b34_thumb
Sulmet e kryera gjatë periudhës Tetor – Nëntor, 1944 nga forcat e batalioneve 3, 4 dhe 2 të
Brigadës 1S
 
 
Brigada 4 sulmoi vijën jugperëndimore të Tiranës së Re:
  • Pallati Mbretëror,
  • kishën e Shën prokopit,
  • kazermat “Shkumbini” (qyteti studenti)

Megjithëse ato u përsëritën disa herë, përparim nuk pati, sepse armiku ishte shumë i fortifikuar në këtë sektor. Megjithatë ndihmesa e tyre ishte e madhe, sepse angazhuan forca të mëdha të armikut dhe lehtësuan veprimet e Brigadës 1.

 
 
29_tetor_Br4_b52_thumb
Sulme të kryera gjatë periudhës Tetor – Nëntor, 1944 nga forcat e batalionit 5 dhe 2 të Birgadës 4S
 
 
29_tetor_Br4_b3_thumb
Sulmet e kryera gjatë periudhës Tetor – Nëntor, 1944 nga forcat e batalionit 3 të brigadës 4S
 
 
Brigada I në mëngjesin e natës së parë të mësymjes u përforcua në vijën e zënë. Ajo përforcoi më shumë objektet më të rëndësishme, sido mos ato që ishin në vijën e parë. Brenda disa orësh në këto objekte u ven­dosën forca dhe u morën masa mbrojtëse. Vullnetarët popullorë ishin kaq të shumtë sa me ta jo vetëm që u rritën efektivat e reparteve partizane, por edhe u krijuan batalionet vullnetare të rinisë, të cilat kryen detyra të shumta e të shumëllojshme, duke luftuar në vijën e parë të frontit.

Ndihma e bashkëveprimi ndërmjet forcave partizane dhe njësiteve guerile e këshillave nacionalçlirimtare ishte shumë frytdhënëse në kryerjen e detyrave luftarake. Luftëtarët bashkë me qytetarët e Tiranës ngritën barrikada, sidomos gjatë rrugës "Mbretërore", çelën frëngji nëpër shtëpitë, dyqanet e avllitë; hapën llogore nëpër rrugë, oborre e kopshte. For cat e brigadës përparuan 3,5 km në thellësi të mbrojtjes armike, duke tejkaluar objektivat e parashikuara.

 

barrikade
Fëmijët dhe banorët e kryeqytetit ndihmojnë në hapjen e hullive dhe ngritjen e barrikadave. Nëntor, 1944. Tiranë.
 

30 tetor Forcat e Brigadës 1 thyen me sukses kundërsulmet e armikut të kryera me forca të shumta e të shoqëruara me tanke e autoblinda. 2 nëntor - 11 nëntor Batalioni i 3-të dhe ai i 4-t thyen nga tri kundërsulme, Luftime të ashpra zhvilluan forcat e Batalionit të 5-të në pikëmbështetjen e armikut në ndërtesat e Burgut të Ri dhe përreth tyre. Veprime sulmuese të njëpasnjëshme dhe të vendosura zhvilluan edhe forcat- e Batalionit të 2-të kundër gjermanëve që mbroheshin në pikëmbështetjen te kodra e Fuat Beut. Për shkak të fortifikimit edhe këto larva nuk mundën ta pushtonin atë, por e mbajtën armikun të rrethuar për disa ditë, me një pjesë të vogël forcash, kurse me forcat kryesore e vijuan mësymjen dhe dolën në afërsi të rrugës së Elbasanit.

 

Fuat-Beu-rrethim_thumb
Rrethimi i pikës së fortifikuar naziste nga forcat partizane tek kodra e “Fuat Beut”
 
 
Luftime të ashpra u zhvilluan në të gjithë sektorët e veprimeve deri më 11 nëntor, nëpërmjet të cilave forcat e Brigadës I përparuan dhe thyen kundërsulmet e armikut. Tipike qe thyerja e kundërsulmit të një kompanie gjermane në drejtimin: Pazari i Vjetër. (Pallati i Kulturës) - Postë-telegraf, të kryer në 7 nëntor. Armiku kishte për qëllim të ndante më dysh dhe t'i dëmtonte forcat e një batalioni të Brigadës I. Në sajë të veprimeve këmbëngulëse të luftëtarëve, shfrytëzimit të objekteve mbrojtëse dhe hapjes së zjarrit të dendur e në largësi të vogla, armiku dështoi.
 
 
tirana2
Tirana e viteve 40.
Në pamje të parë dallohet ndërtesa e vjetër e Bashkisë. Përbri bashkisë dhe përballë me xhaminë e Et’hem Beut ndodhet Pazari i vjetër, aty ku sot ndodhet Pallati i Kulturës.
 
 
Fronti i jashtëm
Dy batalionet e Brigadës 4 dhe Bataloni “Antonio Gramshi” i Brigadës 5 dhanë goditje të njëpasnjëshme kundër autokolonave gjermane në:
  • Qafë - Kërrabë,
  • rrugën Durrës - Vorë - Tiranë
  • Shijak

Goditje të pandërprera dhanë edhe forcat e Brigadës 22 kun dër autokolonave gjermane në rrugën Vorë - Laç dhe në shpartallimin përfundimtar të forcave të Legalitetit në zonën e Ishmit e të Krujës. Të efektshme dhe rezultateve ishin edhe goditjet në vijimësi të Brigadës 15 Sulmuese kundër garnizoneve të armikut si në rrethinat e Elbasanit, ashtu edhe brenda në qytet.