Faza përfundimtare (11 - 13 nëntor)

 
radio_tirana
Kompania që sulmoi dhe kapi Radio Tiranën

 

Goditja kryesore në frontin e brendshëm të jepej me krahët e brendshëm të dy Brigadave (IV, VIII) në sektorin e Tiranës së Re dhe ajo ndihmëse me një Brigadë (I) në Tiranën e Vjetër, kurse ndërtimi operativ përbëhej në një skalion, me rezervë një batalion.

Detyrat

Brigada 1 mori detyrë të vijonte mësymjen nga vija e zënë e të as­gjësonte armikun në pikëmbështetjet e tij në:

  • Autorepart,
  • Burgu i Ri,
  • shtypshkronja «Atdheu» (ndërtesa «Zëri i Popullit),
  • Radio Tirana,
  • ho­tel «Dajti»,
  • Bashkia (sheshi para Muzeut Historik Kombëtar) e të dilte në qendër të sheshit “Skënderbe”.

Brigada IV të ngushtonte frontin, të vijonte mësymjen në vijën:

  • Pa­llati Mbretëror - në të majtë të kishës së Shënprokopit (rreth 2,5 km front),
  • Tiranës së Re,
  • sheshin e ministrive,

ku të merrte takim me forcat e Brigadës I e asaj VIII.

Batalioni i 1-rë, që vepronte në rajonin e Qafë - Kërrabës, të godiste armikun që mund të vinte nga Elbasani.

 

barrikade
Fëmijët e kryeqytetit marrin pjesë në hapjen e hullive dhe ngritjen e barrikadave

 

Gji­thashtu, Brigada IV duhej të linte një batalion në Vishaj, për të ndaluar çdo depërtim të mundshëm të armikut në shpinë të forcave që mësynin brenda në Tiranë.

Brigada VIII me dy batalione të asgjësonte armikun, në radhë të parë, në kazermat «Shkumbini» dhe në fortifikatat armike në të majtë të ki­shës së Shënprokopit e deri te kazermat «Shkumbini». Pastaj të sulmonte drejt Tiranës së Re te Banka Kombëtare, ku të takohej me Brigadën I e atë IV; dy batalione të mbaheshin rezervë.

Brigada XXIII të vijonte goditjet kundër autokolonave, gjermane në tërheqje në rrugën Vorë - Laç.

Brigada X e ajo XXIV sulmuese të marshonin shpejt për të arritur sa më parë në rrugën Tiranë - Kashar - Vorë për ta bllokuar atë dhe për të goditur çdo forcë armike që do të qarkullonte në atë rrugë.

Brigada XI dhe ajo XII të goditnin autokolonat gjermane që tërhi­qeshin në rrugën Elbasan - Peqin - Kavajë, si dhe garnizonet e tij në Peqin e në Kavajë.

Brigada XV Sulmuese të vijonte goditjet kundër armikut në Elbasan e në rrugët e lëvizjes në rrethinat e tij.

Brigada XX Sulmuese të godiste autokolonat gjermane që tërhiqeshin në rrugën Librazhd - Elbasan. Brigada XVII Sulmuese të qëndronte në rezervë të shtabit të korpar­matës, në rajonin e Mulletit.

 

partizan_plagosur
Partizan i plagosur duke u mjekuar nga një infermiere partizane.

 

Artileria
Me qëllim që të rritej vëllimi i zjarrit në sektorin e Tiranës së Re ku mbrojtja e armikut ishte më e fortifikuar, aty u bë dhe përqendrimi i artilerisë së brigadave.

Bateria e artilerisë e Brigadës I iu dha në përforcim Brigadës IV, me detyrë të bënte zjarr në pikëmbështetjet e armikut në Pallatin Mbretëror e në kishën e Shënprokopit.

Bateria e artilerisë e Bri­gadës VIII mori detyrë të bënte zjarr në pikëmbështetjen e armikut në kazermat «Shkumbini».

 

Mësymja (11 nëntor 1944, në orën 16 - 45)

Përgatitjet
Para fi­llimit të mësymjes, u dhanë udhëzime që të viheshin në veprim të gjitha armët e rënda, si artileria, mortajat, pushkët kundërtanke e mitralozat e rëndë. Sulmi duhet të vijonte pa ndërprerje. Qëndresa që do të paraqiste armiku në objektivat e parë të sulmit nuk duhej të ndalonte përparimin e forcave tona për tu futur në thellësi të tij. Vendet që paraqitnin qën­dresë, të mbaheshin të veçuara dhe të kapeshin një nga një më pas.

 

barrikade1

Barrikadë partizane

 

Gjatë natës së 10 - 11 nëntorit u zhvilluan veprime sulmuese në të gjithë sektorët e mësymjes pa ndryshuar regjimin e mëparshëm të lufti­meve. Kjo i hoqi mundësinë armikut që të zbulonte përgatitjet që bë­heshin për fazën përfundimtare të operacionit dhe për një mësymje më të gjerë. Më 11 nëntor shtabet e brigadave, veçanërisht ai i Brigadës VIII dhe ato të batalioneve, u njohën me terrenin dhe organizuan luftimin ku përcaktuan:

  • mbrojtjen e armikut,
  • sektorët dhe drejtimet e mësymjes,
  • rendimin e luftimit,
  • objektet e sulmit,
  • mënyrën e veprimit për marrjen e pikëmbështetjeve,
  • u dhanë detyrat luftarake,
  • u organizua bashkëvepri­mi etj

Të gjitha armët e rënda si mortajat, mitralozat e rëndë dhe pushkët kundërtanke u vendosën 'në pozicione të përshtatshme.

Ndërlidhja
Kujdes iu kushtua organizimit të ndërlidhjes, për të cilën u caktuan nga 4 lajmëtarë, që nga kompania e lart, dhe u organizua ndërlidhja me radio ndërmjet shtabit të Divizionit dhe Korparmatës.

Sulmi
10 minuta para se të kalohej në mësymje, mbi pikëmbështetjet e pa­ra të armikut u hap zjarr i dendur dhe i përqendruar me të gjitha armët e rënda. Batalionet e Briga­dës 1 me sulme të shpejta e të vijueshme kapën:

  • kodrat e Fuat Beut
  • Maternitetin
  • Shtypshkronjën “Atdheu”
  • krejt Pazarin e Vjetër etj
  • Centralin Elektrik
  • Burgun e vjetër
  • Radio Tiranën
  • Shtëpinë e oficerave

 

F3_Autoreparti_thumb
Sulme të kryera nga njësitë e Brigadës 1 sulmuese në veri – perëndim të Tiranës

 

blv_zog
Në foto: Bulevardi që sot mban emrin “Zog 1” dhe kisha Ortodokse në të dajthtë

 

F3_b5_3_thumb
Sulme të kryera nga njësitë e Brigadës 1 sulmuese në veri të kryeqytetit

 

materniteti
Godina e maternitetit ishte një nga pikat e fortifikuara gjermane e cila u kap me dredhi.
Në foto: godina e maternitetit në vitet 40.

 

F3_RadioTirana_thumb
Sulme të kryera nga njësitë e Brigadës 1 sulmuese në veri – perëndim të kryeqytetit

 

hotel_internacional
Hotel “Internacional” dhe Shtëpia e Oficerave përballë.

 

F3_b3_4_2_thumb
Sulme të kryera nga njësitë e Brigadës 1 sulmuese

 

lana
Hotel “Dajti” ishte një nga pikat më të fortifikuara gjermane e cila nuk kap dot deri në
largimin e tyre.
Në foto: Hotel “Dajti” i sapo ndërtuar në vitet 40

 

F3_b2_Legata_thumb
Sulme të njësive të Brigadës 1 sulmuese në jug – lindje të kryeqytetit

 

tirana3
Qendra e Tiranës pak para Luftës së Dytë Botërore. Larg në sfond dallohet
“Pallati Mbretëror” mbi kodër.

 

F3_Br4-1_Kopilit_thumb
Sulme të njësive të Brigadës 1S dhe Brigadës 4S në jug – lindje të kryeqytetit

 

Sukses arritën edhe forcat e Brigadës IV, VIII, të cilat me krahët e brendshëm shpërthyen mbrojtjen e armikut ndërmjet kishës së Shënpro­kopit dhe kazermave «Shkumbini». Një pjesë e forcave hynë thellë në zonën e Tiranës së Re, duke mbërritur te fusha e Shallvares (Shkolla 8 vjeçare «20 vjetori» e ndërtesat rreth saj).

 

sheshi_skenderbej1
Ndërtesat e ministrive. Në sfond mund të dallohen pallatet moskat në zonën e Tiranës së re

 

F3_TirRe_Prokopi_Thumb
Sulme të njësive të Brigadës 4S dhe të Brigadës 8S në jug të kryeqytetit

 

 

F3_Shkumbini_thumb
Sulme të njësive të Brigadës 8 sulmuese në jug –perëndim të kryeqytetit

 

tirana4
Tirana në fund të viteve 30’. Dallohen ndërtesa e vjetër e Bashkisë, Rruga e Durrësit dhe
Rruga e Kavajës

 

F3_PNenpunesve_thumb
Sulme të njësive të Brigadave 4S dhe 8S në lindje të kryeqytetit

 

Tërheqje Në këto kushte armiku, për të mos rënë në rrethim në kishën e Shënprokopit, u tërhoq. Armiku, i detyruar nga sulmet e vrullshme të forcave të tri brigadave, u tërhoq sidomos në sektorin e Tiranës së Re dhe u grumbullua në qendër të Tiranës, si në:

  • ndërtesat e ministrive
  • te Sahati
  • hotel –Dajti
  • Kryeministria
  • Legata Amerikane
  • Banka, Bashkia
  • hotel Internacional
  • Shtëpia e Oficerëve

Gjithashtu ai qëndronte me këmbëngulje në kushte rrethimi në pikëmbështetjet:

  • Burgu i Ri
  • Pallati Mbretëror
  • Kisha e Shën Prokopit
  • kazermat «Shkumbini»
  • Autoreparti

 

F3_gjermanet_thumb
Zonat e kontrolluara nga forcat gjermane në fund të fazës përfundimtare dhe pozicionet
e njësive të Divizionit 1 sulmues

 

Armiku në këto pikëmbështetje u mbajt i rrethuar për disa ditë, pa lidhje zjarri e taktike me forcat e tjera të tij të rrethuara në qendër të Tiranës. Komanda gjermane në këto kushte dha disa kundërsulme me qëllim që të zgjeronte unazën e rrethimit, të mbante të hapur rrugën e Elbasanit e të rimerrte Radio - Tiranën.

Kundërsulm
Kundërsulmi i armikut dhënë më 12 nën­tor nga sheshi "Skënderbej" drejt rrugës së Elbasanit nuk pati sukses, se­pse Batalioni i 3-të i Brigadës 1 e goditi atë në të dyja anët e rrugës nga Sahati e deri te Biblioteka Kombëtare (sot dega' e Bibliotekës Kombëtare) dhe e detyroi të hiqte dorë nga qëllimi i tij.

 

sahati
Foto e viteve 30. Në sfond dallohet Xhamia e vjetër, atje ku sot është monumenti
i “Partizanit të panjohur”

 

Kundërsulme të tjera të përsëritura dha armiku më 13 nëntor, drejt rrugës së Kavajës  të shoqëruar me disa autoblinda, me anën e të cilave mundi të rrimerrte Radio - Tiranën vetëm për pak orë, sepse forcat e Batalio­nit të 2-të të Brigadës I e ato të Batalionit të 3-të të Brigadës VIII e kapën atë përfundimisht.

Ndërkohë edhe njësitë e tjera të Korparmatës zhvilluan goditje të vijueshme kundër garnizoneve armike dhe autokolonave të tij në lëvizje, në të gjithë zonën e operacionit. Kjo bëri të mundur që të dështonin të gjitha përpjekjet që bënë autokolonat gjermane për tu futur në. kryeqytet, sidomos nga drejtimi i rrugës Vorë. - Tiranë.

Forcat e Brigadës X, ato XXIV dhe të Batalionit -Antonio Gramshi» nëpërmjet pritave të organizuara në rrugën Tiranë - Vorë i goditën rreptë forcat armike, gjë që çoi në dështimin e të gjitha përpjekjeve të autokolonave gjermane për tu futur në kryeqytet.

Forcat e Brigadës XV, pas luftimeve të ashpra, më 11 nëntor çliruan qytetin e Elbasanit.