Situata ndërkombëtare. Nëntor, 1944

Lufta e sytë botërore. Teatri europian. 15 Nëntor.

1: Forcat Britanike kapin Selanikun në Greqi. Situata për qytetarët në Athinë është e dëshpëruar.
: Vihet në jetë operacioni “Infatuate” (Çoroditja). Aleatët përpiqen që të çlirojnë rrethinat e Antverpit. Kryhen sulme amfibe në ishullin Velkeren.

2: Trupat Kanadeze kapin Zeebruge në Belgjikë. Belgjika tashmë është çliruar.

4: Trupat e Aksit tërhiqen nga Greqia. Disa forca gjermane do të vazhdojnë qëndresën në disa ishuj Grek deri në kapitullimin e plotë të Gjermanisë.

5: Aeroplanët Amerikanë bombardojnë Singaporin që ndodhet nën kontrollin e Japonezëve që nga viti 1942.
: Terroristë Sionistë vrasin përfaqësuesin e qeverisë Britanike në Lindjen e mesme.

6: Franklin Roosevelt fiton presidencën e tij të katërt.
: Aeroplanmbajtësja USS Lexington dëmtohet rëndë prej sulmeve kamikaze.

9: Trupat dhe tanket e gjeneralit Patton kalojnë lumin Moselle dhe kërcënojnë qytetin e Metz-it.

10: Raketat V2 vahdojnë që të godasin Britaninë me një ritëm rreth 8 në ditë.

12: Pas bombardimeve të shumta në fjordin e Tromoso-s në Norvegji, Luftanija Gjermane Tirpitz më në fund fundoset.

17: Gjermanët tërhiqen nga Tirana pas një lufte 19 ditore me forcat Partizane. Tirana dhe rrethinat çlirohen.

20: Hitleri zhvendos selinë e komandës Gjermane nga Rastenbergu në Prusinë lindore për në Berlin. Shumë shpejt do të vendoset në bunkerin e tij poshtë Reichtagut.

21: San Marino i shpall luftë Gjermanisë.

23: Metz kapet nga trupat aleate. Strasburgu çlirohet nga forcat Franceze.

24: Aeroplani i parë B-29 ngrihet nga aeroporti i Tinianit, në ishujt Mariana dhe bombardon Tokion.
: Anija USS Intrepid  sulmohet nga kamikazët për herë të tretë dhe dëmtohet rëndë. Anije të tjera Amerikane gjithashtu dëmtohen rëndë ka sulmet kamikazë.

25: Japonezët kapin Nanningun në Kinën e jugut pasi lufta atje ende vazhdon.

26: Lufta në Itali është ndërprerë kryesisht për shkak të shirave të rrëmbyer.

28: Antverpi tashmë është kthyer në një port kryesor për furnizimin e trupave Aleate që avancojnë.

29: Trupat Gjermane tërhiqen përfundimisht nga Shqipëria. Shqipëria çlirohet.

30: Qyteti Kunming në Kinë, një bazë e rëndësishme ajrore kërcënohet prej sulmeve Japoneze.
: Korparmata e 21 Amerikane zbarkon në teatrin Europian.