Emërtime dhe legjenda

legjenda

 

Emërtime që nuk përdoren më

  • Centrali elektrik – ndërtesa përballë shkollës “Qemal Stafa” në rrugën e “Durrësit”
  • Burgu i vjetër – burgu 303 tek rruga “Mine Peza”
  • Radio Tirana – godina ngjitur me ish-Tymin, ku shiteshin qofte, tek rruga e “Kavajës”
  • Shtëpia e Oficerave – godina e “Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”
  • Hotel “Internacional” – tek rrugica pas bankës Reifeisen, sot godina shërben si konvikt për UFO University
  • Shtypshkronja “Atdheu” – ish godina e gazetës “Zëri i Popullit” përbri Ministrisë së Drejtësisë tek Bulevardi “Zog 1”
  • Bashkia – godina e Bashkisë ka qenë në krye të Bulevardit “Zog 1” pak para Muzeut Kombëtar.
  • Pazari i vjetër – gjithë territori që zë Pallati i Kulturës tek sheshi “Skënderbej” dhe lushitja pas tij
  • Xhamia e vjetër – vendi ku sot ndodhet monumenti i “Partizanit të panjohur”
  • Hotel Elbasani – përbri Sahatit tek Sheshi “Skënderbej”
  • Pallati i vjetër i Zogut – godina e Akademisë së Shkencave, ngjitur me godinën e Kuvendit
  • Spitali Gjerman – ish-Pallati i Pionerëve tek Kinema Milenium
  • Luogotenenca – godina e shoqatës së të përndjekurve politikë, përbri lulishte “1 Maji”
  • Legata Amerikane – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
  • Kodrat e Fuat Beut – kodra në të cilën ndodhet “Qytetit Studenti”
  • Kodra e Kopilit – kodra në të cilën ndodhen Varrezat e Dëshmorëve
  • Pallati Mbretëror – ish-Pallati i Brigadave, sot ndërtesë qeveritare.
  • Kisha e Shën Prokopit – kisha e vogël në majë të kodrës pak para se të dalësh tek diga e liqenit artificial
  • Kazermat “Shkumbini” – tregu dhe territori përballë fabrikës së birrës “Tirana”
  • Pallatet e nënpunsave – pallatet italiane buzë lanës përbri pallateve tek “Shallvaret”
  • Autoreparti – tek rrethrotullimi ku kryqëzohet unaza e madhe me rrugët “29 Nëntori” dhe “Dritan Hoxha” pas lagjes “Laprakë”