Mbrojtja gjermane

kulle_tanku_grope

Kulle tanku e groposur në sheshin “Skënderbej”.
Nga e majta: Ferit Radovicka (n/komandant i Br 1S), Muhamet Prodani (Komandant i Br 1S), Dhori Panariti (i ngarkuar me punët e rinisë së Divizionit 1S).

 

Vija e parë

Objektivi: Sigurimi i rrugëve për tërheqje, mbrojtja e qyteteve.
Garnizonet: Togë deri batalion. Gjermanë dhe shqiptarë.
Numri i ushtarëve: 5000 gjermanë, 1000 shqiptarë.
Largësia: 50 km në jug, jug-perëndim; 40 km në perëndim; 16 km në veri-perëndim:
Elbasan, Peqin, Rrogozhinë, Kavajë, Durrës, Shijak, Vorë, Fushë-Krujë. 
Largësia mes garnizoneve: 8 deri 20 km.

Terreni i përshtatshëm për depërtime në prapavijë të armikut, manovrime dhe goditje nga shume drejtime.

 

vija_1_thumb
Vija e jashtme e mbrojtjes

 

Vija e dytë

Garnizonet:  Skuadër deri kompani 
Numri i ushtarëve:  300 gjermanë 
Largësia: 4 deri 8 km në jug; 2 km në jugperëndim; 5 km në perëndim:
Petrelë, ura e Erzenit, ura e Farkës, Selitë e vogël, Yzberisht, Kashar. 

 

vija_2_thumb
Vija e brendshme e mbrojtjes

 

Vija e tretë

Objektivi: Mbrojtja e drejtëpërdrejtë e Tiranës 
Garnizonet:  Togë deri batalion. Gjermanë dhe shqiptarë.
Numri i ushtarëve: 3000 gjermanë, 1000 shqiptarë.
Largësia: Gjithë periferia e qytetit dhe brendësia.

 

vija_3_thumb
Mbrojtja e drejtpërdrejtë e Tiranës

 

Pikat e fortifikuara:

  • Kazermat e xhenierëve me spitalin dhe depozitën e karburantit;
  • Brar;
  • Kazermat e artilerisë;
  • Fusha e aviacionit;
  • Kazermat e Kavalerisë;
  • Kazermat e ushtrisë;
  • Tirana e Re (Zona e Komandës së Përgjithshme, legata gjermane, komandatura, Pallati Frashëri, sheshi Skënderbej...)

Sistemi i mbrojtjes: “Blloqe mbrojtëse” kryesore, pikëmbështetje dytësore në ndërtesa kryesore, kryqëzime, sheshe, etj.

Fortifikimet:

  • qendra zjarri të fortifikuara fushore, të lidhura me një sistem pengesash prej teli dhe mina plasëse.
  • Nënreparte tankesh e autoblindash që patrullonin pa pushim.
  • Kulla tanku të groposura për zjarr rrethor të vendosura në qendër të sheshit Skënderbej dhe tek “Partizani i Panjohur”.

 

20080621_022
Qendër fushore zjarri. (Shembull)

 

Artileria - dy grupe  me 12 gryka zjarri secili ishin vendosur në Tiranë të Re dhe oborrin e Pallatit Mbretëror (Pallati i brigadave).

 

athene-59mx85i96y8uf93y4hb_layout
Automjet (Raupenschlepper, Ost) me zinxhirë duke transportuar ushtarë gjermanë dhe një top kundra tank 7.5 cm. (në hyrje të Tiranës, Sauk)

 

Mbrojtja kryesore ishte në sektorin e Tiranës së re sepse ky sektor mbulonte ardhjen e forcave gjermane nga Elbasani dhe prej këtej priste goditjen kryesore prej forcave partizane.

Vija më e fortifikuar - lartësia 276, Pallati mbretëror, Kisha e Shënprokopit, kazermat “Shkumbini” (Qyteti Studenti).

Forcat dhe mjetet kryesore ndodheshin në vijën e parë dhe të dytë. Dendësia më e madhe e përqendrimit të forcave ishte në Tiranë.