Grupi partizan

Grupi partizan, fillimisht, u krijua në shkallë qarku. Përbëhej nga batalionet dhe çetat e qarkut dhe drejtohej nga shtabi i grupit (i qarkut) ose i zonës. Ai vepronte brenda qarkut ose në një qark fqinj. Me vonë, me rritjen e numrit të batalioneve partizane, për drejtimin më me lehtësi të tyre, përbërja e grupeve u zvogëlua. Kështu, në një qark u krijuan disa grupe, të cilat kishin në varësi nga 2-3 batalione. Në Shqipërinë e Veriut, në vend të grupit partizan u krijua aradhja, në përbërjen e së cilës hyri batalioni partizan “Perlat Rexhepi” i Shkodrës dhe batalioni partizan “Bajram Curri” i Tropojës. Grupet krijonin kushte që e gjithë UNÇSH-ja të kalonte në brigada. Një rol të madh në organizimin e fuqizimin e tyre luajti rregullorja e përpunuar nga Shtabi i Përgjithshëm në gusht te vitit 1943 “Mbi grupet partizane vullnetare të UNÇSH.“