Gjyqi ushtarak.

Veç shërbimeve të mësipërme, pranë brigadave dhe grupeve u krijuan edhe gjyqet ushtarake. Ato përbëheshin nga komandanti, komisari politik dhe hetuesi. Gjykatat ushtarake kishin për detyrë të gjykonin "me drejtësinë më të madhe dhe me ndërgjegje të pastër" të gjithë ata që akuzoheshin për tradhti ndaj "atdheut, popullit dhe Luftës Nacionalçlirimtare".