Organizimi i pushtetit ushtarak në prapavija

Organizimi i pushtetit ushtarak në prapavijat e UNÇSH-së. Në fazën e parë të kryengritjes së armatosur detyrat për vendosjen dhe matjen e rendit në zonat e çliruara i kryenin forcat partizane së bashkëveprim me këshillat nacionalçlirimtare. Pas krijimit të Shtabit të Përgjithshëm, me zgjerimin e këtyre zonave dhe me kalimin në kryengritjes së përgjithshme të armatosur, sigurimi i bazave mbështetëse të luftës, vendosja dhe ruajtja e rendit, lufta kundër kriminalitetit dhe plotësimi gjithnjë në rritje i nevojave materiale e njerëzore të UNÇSH-së nuk mund të kryheshin më nga vetë repartet e njësitë e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, meqenëse detyra kryesore e tyre do të ishte tashmë lufta në përmasa më të gjera kundër forcave pushtuese. Këto detyra nuk mund t’i kryenin plotësisht këshillat nacionalçlirimtare pa ndihmën e një organi tjetër të posaçëm ushtarak. Pikërisht për këtë, në zonat e lira u krijuan organet e pushtetit ushtarak të prapavijave, ai pjesë përbërëse e forcave të armatosura të revolucionit. Në organizimin e pushtetit ushtarak të prapavijave bënin pjesë komandat e qarkut, komandat e vendit, rojat partizane dhe ato vullnetare fshatare.

Komandat e qarqeve u krijuan në krahina që përfshinin një a më shumë nënprefektura, popullsia e të cilave mund të nxirrte më tepër se një batalion partizan. Ato përbëheshin nga komandanti, që emërohej nga Shtabi i Përgjithshëm, dy zëvendës (një për seksionin politik dhe tjetri për atë ekonomik), gjyqi i përhershëm i qarkut (ku bënte pjesë njëri nga zëvendëskomandantët e qarkut, një komandant vendi dhe zëvendësi i tij dhe një gjykatës i marrë nga njësitë e UNC-së) dhe personeli tekniko--ndihmues. Komanda e qarkut varej nga shtabi i qarkut (i zonës).

Komandat e vendit krijoheshin në qendra të mëdha, në pika kryesore ose në nyja të rëndësishme komunikacioni, të cilat mbulonin një numër të caktuar fshatrash të zonës së lirë. Këto caktoheshin nga komandat e Qarkut dhe vareshin prej tyre.

Komandat e qarqeve dhe të vendit kryenin dy detyra kryesore, ndihmonin Ushtrinë Nacionalçlirimtare dhe mbronin rendin. Ato merreshin me mbrojtjen e pushtetit të këshillave nacionalçlirimtare, me ruajtjen e qetësisë në zonat e çliruara, me plotësimin e reparteve partizane me vullnetarë të rinj, me furnizimin e tyre me ushqim e veshmbathje, me grumbullimin e informatave për armikun etj.

Rojat partizane ishin organe zbatimi të urdhrave e udhëzimeve të komandës së vendit dhe të shtabeve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Ato përbëheshin nga komandanti dhe partizanët vullnetarë në numrin e nevojshëm për të kryer shërbimin. Rojat partizane vendoseshin në pika të përparuara të zonës së lirë, për të zbuluar lëvizjet e armikut dhe për të kontrolluar hyrjet e daljet e elementeve të dyshimtë, kundërshtarët e Luftës Nacionalçlirimtare.

Roja vullnetare fshatare ishin roja civile të armatosura, të ngarkuara me detyrën e mbrojtjes së rendit në çdo fshat të çliruar. Ato zbatonin urdhrat e pushtetit ushtarak dhe vendimet e këshillave nacionalçlirimtare.

1) ENVER HOXHA, Veprat, vëll. II, botiml 1 dytë, Tiranë, 1984, t. I08.I